Kreu i LSDM-së Zoran Zaev i bëri të qartë VMRO DPMNE-së dhe pushtetit, të heq dorë nga akuzat e ndërsjella për përfitime familjare. Zaev u ofrua madje edhe për përballje, si në debat televiziv ashtu edhe në gjykatë, pas akuzave nga VMRO-ja se familjarët e tij kanë përfituar prokurime publike, gjatë kohës që Zaev është në krye të bashkisë së Strumicës. Zaev nga ana tjetër i kujtoi Gruevskit nepotizmin, me punësimin e kushërinjve të tij, Mijallkovit dhe Stavreskit.
"Më thirrën që të përgjigjem se a kam dhënë unë personalisht tender për babain ose xhaxhain tim. Z. Kryeministër po iu përgjigjem saktësisht. Jo. Unë këtë tender nuk e kam dhënë për familjen time. Institucioni që lidhi kontratë me firmën e familjes sime është çerdhja "Detska Radost" dhe ajo ka personin përgjigjës që nuk quhet Zoran Zaev. A është nepotizëm emërimi i kushërinit tuaj për njeri të parë të Drejtorisë së kundërzbulimit. A thua me emërimin e këtillë të Mijallokovit i mundësuat fuqi të pakontrolluar dhe të mbjellë frikë dhe tmerr në mbarë shtetin", tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
"Skandali është edhe më i madh nga ajo që kishim si informata fillestare dhe të cilat i prezantuam. Furnizimi publik për të cilin folëm si parti, kurse e mori firma "Zoki promet" nga Strumica në fillim të vitit 2013, është e qartë se nuk është e vetme. Firma "Zoki promet" nga institucioni publik komunal, "Detska Radost", edhe më parë mori disa herë furnizime dhe kontrata publike", deklaroi Nikola Todorov, ministër i shëndetësisë. Natasha Stojanovska