Në ditën e dëshmorëve janë përkujtuar edhe oficerët e Policisë të rënë në krye të detyrës. Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme ka përkujtuar të rënët në radhët e Policisë, ku ishin të pranishëm edhe familjarë të tyre.
?Sot ata janë shembuj frymëzimi dhe motivimi për të gjithë ne, pasi sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre, për ta bërë këtë vend më të sigurt për të jetuar dhe punuar?,- u shpreh Drejtori i Policisë Haki Çako.