Ish- drejtori i burgjeve Artur Zoto është tërhequr nga kërkesa për të thirrur ish- ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani si dëshmitarë.
Ish- ministri do të merrej në pyetje për çështjen e Zotos, i cili kishte bërë kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë, por gjykata refuzoi kërkesën e tij për lirim.
Gjatë seancës së sotme gjykata administroi provat që Prokuroria kishte çuar, ku mes provave ishin edhe praktika e tenderimit të 31 majit të 2016 dhe procesverbale të vëzhgimeve ambientale dhe telefonike.
Artur Zoto akuzohet për ?korrupsion pasiv? në një nga procedurat e tenderimit të institucioneve në varësi të tij për furnizimin me ushqime.
Prokuroria e Krimeve të Rënda pretendon se Zoto ka konsumuar elementë të veprës penale të ? Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë oste të të zgjedhurve vendor?, të kryer në bashkëpunim.
Nga ana tjetër vetë Zoto nuk ka pranuar akuzat duke deklaruar se ai është i pafajshëm.