Report TV - Rama e shkarkon ministrin e drejtësisë, në vend të Manjanit emërohet Vasili

Report TV 2017-04-01

Views 0

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar këtë të hënë nga detyra e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanin, ndërsa ka propozuar në vend të tij, një tjetër emër nga radhët e LSI-së. Petrit Vasili propozohet si ministër i ri i Drejtësisë.

Ky zhvillim vjen pak minuta nga mbyllja e takimit që patën mes tyre kokë më kokë, Rama e Meta sot paradite në Kryesinë e Kuvendit.

"Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot lirimin nga detyra të Ministrit të Drejtësisë Z. Ylli Manjani dhe emërimin në këtë detyrë të Z. Petrit Vasili", theksohet në njfotimin për shtyp të kryeministrisë.

Motivacioni i shkarkimit
?Në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes dhe të koordinimit sa më të mirë të punës me Kuvendin, aktorët e tjerë shoqërorë e grupet e interesit, për çuarjen përpara të reformës në drejtësi, kam gjykuar të nevojshëm lirimin e ministrit Manjani dhe zëvëndësimin e tij me ministrin Vasili?.
( b.h/Shqiptarja.com )

Share This Video


Download

  
Report form