Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet ditën e sotme me një minutë heshtje në nderim të ish-ministrit Dritan Prifti.
Ish-deputeti i LSI u nda nga jeta pasditen e djeshme pas një sëmundje të rëndë. Sot Priti do të përcillet për në banesën e fundit.
Homazhet do të mbahen tek Muzeu Kombëtar nga ora 10:00 deri në 12:00.
Dirtan Prifti lindi më 27 gusht 1968 në qytetin e Beratit ku mori edhe arsimin bazë. Studimet e larta Prifti i kreu në Universitetin e Harvardit me rezultate të shkëlqyera.
Ai u kthye në Shqipëri në vitin e trazirave, 1997 dhe u fut në politikë, ku nga 1997 deri në 1999 ishte shef kabineti, fillimisht i ministrit të Financave dhe më pas i ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale.