Homazhet - Sot lamtumira për ish-ministrin Dritan Prifti

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sot do të jepet lamtumira e fundit për ish-ministrin e Energjitikës, Dritan Prifti i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme.
Familja Prifti ka njoftuar se homazhet në nderim të tij do të zhvillohen nga ora 10 deri në 12 në ambientet e Muzeut Historik . Ndërsa në orën 13:00 trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Shishtufinës.
Pas përpjekjeve të shumta, 49 vjeçari nuk arriti ta mposhtë sëmundjen e tij as me ndihmën e mjekëve të specializuar.
Prifti ka patur një karrierë të pasur politike ku ka qenë faktor kyç në bashkëpunimin e Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim në vitin 2009.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/sot-lamtumira-per-ish-ministrin-dritan-prifti/

Share This Video


Download

  
Report form