Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka dhënë sot 400 çertifikatat e para për naftëtarët që do të përfitojnë nga statusi i veçantë. Tashmë punonjësit në këtë sektor do të marrin një pagë minimale prej 55 mijë lekësh, si dhe do të kenë kontrolle shëndetësore falas në spitalet publike ose ato private. Në procedurë për të marrë statusin janë dhe 600 aplikime të tjera.
Të gjithë të punësuarit në sektorin e naftës do të kenë një pagë minimale prej 55 mijë lekësh të sanksionuar në kontratën kolektive të punës. Në ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave të para, statusin e kanë marrë 400 punonjësit e parë, teksa janë dhe 600 aplikime të tjera në procedurë. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë z.Gentian Keri u shpreh gjatë aktivitetit se qeveria është e angazhuar maksimalisht në përfundimin e këtij procesi.
Gentian Keri: "Kemi marrë të gjitha masat organizative që në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera që ngarkon ligji, të procedojë sa më shpejt me trajtimin e aplikimeve të paraqitura, përfshirë edhe zgjidhjen e problematikës që është vërejtur në dokumentacionin e disa aplikimeve, për përmbushjen me sukses të këtij angazhimi të qeverisë".
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shperndahen-400-certifikatat-e-para-te-statusit-te-naftetarit