Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Certifikatat personale dhe ato familjare do të tërhiqen online. Vendimi i një ditë më parë i marrë në mbledhjen e qeverisë synon që ky shërbim të funksionojë online duke reduktuar rradhët dhe burokracitë institucionale. Qytetit i parë që do të zbatojë këtë projekt është Tirana e cila ka disa muaj që po punon përmes sistemit e ?kioskë. Përmes kartës së identitetit, qytetarët do të printojnë certifikata online dhe dokumente të tjera në 24 orë.
Në mbledhjen e para të qeverisë, një ndër vendimet e marra është certifikatave personale, familjare të tërhiqen online dhe jo më në gjendjet civile.
Kjo me qëllim shmangien e rradhëve në gjendjet civile dhe burokracitë në institucione. Të dhënat zyrtare tregojnë se në një vit, në këto sportele tërhiqen 4.5 mln certifikata, numër më i lartë se vendet e rajonit dhe ato fqinje.
Pavarësisht se ende nuk ka informacione të detajuar si do të funksionojë sistemi dhe kur ai do të jetë gati, në përshpypjet e para qytetarët e shohin si inicativë pozitive për shkurtimin e kohës dhe mundësinë e tërheqjes së tyre në 24 orë.
Për ndërtimin e sistemit online në të gjithë njësitë administrative duhen muaj kohë, ndërkohë që qyteti i parë në vend që do të implementojë shërbimet online të certifikatave dhe 60 shërbime të tjera është Bashkia e Tiranës.
Drejtori i IT, Ermir Puka, tha se gjithçka do të funksionojë përmes sistemit e-kioskë që do të jetë tip bankomati siç janë aktualisht ato të bankave, ku me anë të kartës së identitetit personat mund të pritojnë certifikatat e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ja-si-mund-te-merrni-certifikatat-online/