Vetëm pak ditë pas akuzave të PD për von" /> Vetëm pak ditë pas akuzave të PD për von"/>

"Tahiri", DSIK për Ora News: Certifikatat e sigurisë gati për deputetët e PD, të paraqiten

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm pak ditë pas akuzave të PD për vonesa në pajisjen e deputetëve të komisionit hetimor Tahiri me certifikata sigurie, Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar njofton se në fakt dokumentet janë gati dhe gjithçka varet nga paraqitja e deputetëve demokratë për formalitetet e nevojshme. Në një përgjigje zyrtare për RTV Ora nevvs, DSIK njofton se certifikatat janë lëshuar që prej datës 24 prill dhe janë gati. "Deputetët duhet më parë të nënshkruajnë për njohjen e procedurave të sigurimit të informacionit të klasifikuar dhe të përgjegjësive individuale për shkeljet e sigurisë", thuhet në përgjigjen e DSIK.


Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar i përgjigjet zyrtarisht interesimit të Ora News në lidhje me certifikatat e sigurisë të deputetëve të PD në komisinin hetimor për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

"Në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion, ju bëjmë me dije se, bazuar në kërkesën e ardhur nga Kuvendi, DSIK më datë 24 prill 2018 ka lëshuar Certifikatat e Sigurimit të Personelit në rrethanat e urgjencës së jashtëzakonshme për deputetët: Edi Paloka, Enkelejd Alibeaj dhe Klotilda Bushka me afat vlefshmërie deri më datë 23 maj 2018", thuhet në përgjigjen e DSIK për Ora Nevvs.

Në rrugë zyrtare, drejtoria sqaron se në zbatim të detyrimeve të parashikuara në pikën 5 të nenit 30, të VKM nr. 188, datë 4.3.2018 ?Për miratimin e rregullave për sigurimin e personelit?, deputetët e lartpërmendur duhet më parë të brifohen dhe të nënshkruajnë për njohjen e procedurave të sigurimit të informacionit të klasifikuar dhe të përgjegjësive individuale për shkeljet e sigurisë.

Për sa më sipër, DSIK pohon se ka komunikuar me Kuvendin dhe është në pritje të konfirmimit për datën dhe orën e caktuar nga deputetët për kryerjen e kësaj procedure përpara dorëzimit të certifikatave të sigurisë.
Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar u vu pak ditë më parë në qendër të akuzave të PD për vonesa në pajisjen e deputetëve me certifikatat e sigurisë. Ankelejd alibeaj tha se kjo po pengonte punën e komisionit hetimor.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tahiri-dsik-pwr-ora-news-certifikatat-e-sigurise-gati-deputetet-e-pd-te-paraqiten

Share This Video


Download

  
Report form