Ora News - Nuk paraqitën raportet për shpenzimet në fushatë KQZ gjobitë PS, PD, LSI

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Refuzimi për të dorëzuar raportet financiare për fushatën zgjedhore për zgjedhjet Parlamentare të 25 qershorit 2017 i ka kushtur Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet si dhe Sfida për Shqipërinë 2 mln lekë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas katër orë debatesh e diskutimesh vendosi të penalizojë edhe 3 partitë e mëdha PS, PD e LSI për mospërputhje të dhënash në lidhje me shpenzimet e kryera.

Më herët administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve propozoi 10 ditë afat për të gjitha partitë që të dorëzonin dokumentacionet plotësuese në lidhje me shpenzimet e fushatës. Por propozimin e administratës anëtarët e PS e cilësuan si tentativë të KQZ për të mbrojtur Partinë Demokratike

Partitë të cilat u penalizuan me gjobë nga komisioni Qëndror i zgjedhjve për mosdorëzim të apo moskorrektësi të raporteve te shpenzimeve financiare mund ta apelojnë këtë vendim në Gjykatën Administrative.

Debatet gjatë mbledhjes së sotme

Biba: Çdo shpenzim i kryer duhet të ishte deklaruar, tentative për ti dhënë 10 ditë kohë PD është një tentativë për të future në ligjshmëri në kundërshtim me ligjin këtë subjekt thyes të ligjit për deklarimin e shpenzimeve në kuptim të ligjit për partitë politike dhe KQZ nuk duhet të bierë në këtë nivel që ti bëjë avokatin PD.

Zguri: Avash o burr, hiqe këmbën nga gazi

Biba: Leri batutat prej kamionisti, administrata nuk mua të më japë përgjigje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nuk-paraqiten-raportet-shpenzimet-ne-fushate-kqz-gjobite-7-parti

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS