http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është salla operative, e cila do te jete ne shërbim te emergjencave 24 ore ne 7 ditë të javës. Ne mbështetje është edhe një autoambulancë me pajisje të teknologjisë së fundit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Christoph Graf përuruan ambientet e reja.
?Respekt për ata që shërbejnë, një pakicë e shoqërisë që del nga rehatia e vet për të sakrifikuar për të tjerët. Unë besoj që kemi nevojë për këtë kulturë në kombin tonë. Është shtuar respekti për uniformën e policisë, për punën e zjarrfikësit, për bluzën e bardhë të mjekut, por ende nuk jemi aty ku duhet. Shpeshherë lejojmë që raste individuale, të veçuara, të karakterizojnë një trup të tërë njerëzish të përkushtuar. Mbaj mend episodin e fundit kur ra zjarr në Bibliotekën Kombëtare, unë kisha parë njerëz që të sakrifikonin për njerëz të tjerë, por që njerëz që të sakrifikonin për libra ishte e paprecedentë. Aty kuptojmë në fakt që Shqipëria është e mbushur me heronjtë e heshtur?, tha Veliaj, teksa shtoi se sensi i detyrës dhe i trajtimit të uniformës me respekt e dinjitet, pavarësisht kush është në pushtet, meriton të vlerësohet.
Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ketë fundvit për të gjithë punonjësit e Bashkisë Tiranë do të ketë shpërblim.
?Edhe këtë fundvit do të japim një shpërblim për të gjithë punonjësit tanë të Bashkisë së Tiranës, sidomos ata të emergjencave, jo se paratë bëjnë diferencën, por për të treguar se për ne sakrifica njerëzore është po aq e dobishme, në mos më e dobishme se sa infrastruktura?, deklaroi Veliaj. Një muaj më parë, të gjithë punonjësit e sektorit të mbështetjes e logjistikës në Drejtorinë e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, njohur ndryshe edhe si shërbimi zjarrfikës, përfituan rritje page dhe shpërblim për mirëmenaxhimin e situatës së zjarreve gjatë verës.?
Shërbimet ne rastet e emergjencave do te ofrohen falas për çdo qytetar, mbështetur nga donacione vullnetare.