PS plan per emergjencat - Vizion Plus - News, lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Partia Socialiste prezanton planin për emergjencat ne kushtet kur sipas kryetarit Edi Rama vendi ndodhet ne një situate alarmante si pasoje e përkeqësimit te motit. Rishikimi i buxhetit është kryefjala e propozimeve për te cilën kryetari i PS-se se bashku me shtabin për emergjencat parashikojnë për një administrim sa me te mire te financave. Ne planet afat-shkurtra Partia Socialiste ka parashikuar qe nga identifikimi i kostove te dëmeve deri tek alokimin e fondeve për investimet. Brace iu referua dhe thithjes se granateve nga ana e bashkive te prekura. Ndërsa sa i takon propozimeve afat-mesme PS propozon krijimin e hartave te zonave me rrisk te larte e këshillim me eksperte te bankës botërore për përballimin e risqeve te tilla. Rrezik i madh sipas Partise Socialiste është edhe kriza e pritshme energjetike. Me ane te propozimeve konkrete, grupi i punës ka parashikuar sesi duhet te sillet qeveria me paratë e vjela nga buxheti ne mënyre qe KESH te menaxhohet ne te ardhmen. Te enjten ne séance parlamentare, PS do te paraqesë planin për emergjencat për te pritur ne qofte se kjo do te merret ne konsiderate nga qeveria. Partia socialiste ka nisur shpërndarjen e ndihmave ne zonat e izoluara te qarkut te Elbasanit e konkretisht ne disa fshatra te Librazhdit. Ne krye te operacionit te shpërndarjes se ushqimeve e ilaçeve ka qene kreu i PS Edi Rama si dhe kryetaret e bashkive te Korçës, Elbasanit dhe Pogradecit. Por gjate operacionit socialistet janë përballur edhe vete me probleme. Makinat me ndihma janë bllokuar disa here nga dëbora dhe atyre u është dashur ti shtyjnë disa metra si dhe te largojnë dëborën për te vijuar me tej udhëtimin.

Share This Video


Download

  
Report form