Report TV - Fier, familja Kalaja rikthehet në shtëpi, uji vazhdon të jetë ende prezent

Report TV 2018-05-09

Views 0

Dy familjet e fundit që kishin mbetur në konviktin e shkollës bujqësore në Fier tashmë janë kthyer pranë banesave të tyre.

Familja Kalja nga fshati Shën Pjetër është në banesën e tyre, por ata vijojnë të jenë të rrethuar nga uji. I vetmi komunikim me pjesën tjetër të fshatit është me anë të varkave.

Pak ditë më para Report Tv ishte në konviktin e shkollës bujqësore në Fier ku ishin të strehuar dy familje, pasi shtëpitë e tyre vazhdonin të kishin prezencë uji. Ditën e hënë familja Kalaja është rikthyer sërish në shtëpi në fshatin Shënpjetër, por banesa e tyre, por serish banesa e kësaj familje është rrethuar me ujë.

E vetmja mënyrë komunikimi që familja kalaja mund të bëjë me pjesën tjetër të zonës është me anë të një varke. Ne sot ishim në afërsi të shtëpisë së familjes Kalaja, pasi varka që shërbente si mjet transporti ishte me defekt, për këtë fakt nuk arritëm të shkonim deri tek shtëpia.

Share This Video


Download

  
Report form