Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edukatorja Suzana Braimllari nga Korça ka rrëfyer dhunën që i është ushtruar nga drejtoresha. Në një prononcim për gazetarët, ajo thotë se ndaj saj gjithmonë është ushtruar dhunë psikologjike. Ndërsa sot dhuna ka degjeneruar në fizike. Ajo rrëfen sesi drejtoresha e ka tërhequr zvarrë dhe e ka dhunuar duke i lënë edhe plagë në trup.
Suzana Braimllari: Ka gjetur arsye për tu debatuar me mua dhe cdo problem e ka zgjidhur në drejtorinë e bashkisë. Asnjëherë nuk më ka thirrur në mbledhjet kolektive që janë bërë. Por vetëm më ka fyer, më ka ofenduar. Për këtë arsye ka dashur gjithmonë të kapët dhe si rezultat i dhunës psikologjike që ushtrohej gjatë këtyre viteve unë kam parë punën time me sinqeritet. Kam denoncuar që po ushtrohet dhunë psikologjike dhe unë i kam thënë që nuk është e drejtë.
Kishte ardhur në emrin tim një letër nga një prind, jo për akuzë për rrahje të fëmijëve, por mësuesja jep të dhëna të fëmijëve të klasës. Unë jam e detyruar të sqaroj prindërit se cfarë ndodh në klasë. I thashë më jep letrën ta lexoj se nuk besoj ta ketë bërë prindëri. E mora në telefon prindërin dhe ai më tha që unë nuk kam bërë asnjë letër. Ma dha letrën për ta parë, unë i thashë që këtë letër do ta fotokopjoj dhe do të ta kthej. Ajo më zuri derën e drejtorisë, më goditi më tërhoqi zvarrë në shkallë. Nuk kishte asnjë dëshmitar, shpëtova nga duart. Më ka bërë gjithë shenjë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/korce-edukatorja-rrefen-dhunen-nga-drejtoresha-me-terhoqi-zvarre