Report TV - Edukatorja, Suzana Brahimllari dhunohet fizikisht nga drejtoresha

Report TV 2018-05-09

Views 0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës ku një edukatore është rrahur barbarisht nga drejtoresha e institucionit ndërsa shkak duket se është bërë pretendimi për një prind që ankohej lidhur me respektimin e etikës nga ana e edukatores.

Suzana Brahimllari është dhunuar fizikisht në ambientet e punës nga eprorja e saj Laureta Asllani ngjarje e cila ka nisur në ambientet e zyrës dhe më tej ka vazhduar deri në prezencën e fëmijëve 5 vjeçarë.

Edukatorja tregon se ngjarja ka nisur për shkak të kërkesës së saj për të fotokopjuar një ankesë që sipas drejtoreshës është bërë nga prindi ka e ka revoltuar drejtoreshën dhe ka bërë që ajo ta dhunojë ndërsa në trup janë evidente shenjat që ajo i ka shkaktuar.

Ngjarja është regjistruar në ambientet e kopshtit numër 8 të qytetit ndërkohë që edukatorja Suzana Brahimllari i është drejtuar spitalit rajonal të qytetit për të marrë ndihmë mjekësore si pasojë e dëmtimeve fizike dhe traumës që ka pësuar.

Më herët ajo ka bërë edhe denoncimin në polici dhe kjo e fundit po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Video


Download

  
Report form