Skandali në jetimore, flet Drejtoresha: E shokuar nga pamjet e dhunës-Ora News

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër, Anjeza Gjeluci, thotë se është shokuar nga sjellja e punonjësve të saj me fëmijët në pamjet e transmetuara në video.
Teksa komunikoi për gazetarët masat e marra ndaj tre kujdestarëve protagonistë, ajo tha se veprimet janë të veçuara dhe personale, duke shtuar se ky nuk është rasti i parë.
Gjeluci: ?Jam e shokuar sepse edhe investimet kanë qenë të mëdha jo vetëm materiale, por edhe ato shpirtërore, ku jemi munduar të gjithë bashkë me dhënë maksimumin. Këto veprime janë sporadike, personale.Ndonjëherë ne nuk jemi as në zemrën dhe shpirtin e njerëzve tanë të gjakut dhe jo më të njerëzve që kemi shumë pak kohë që i njohim. Unë uroj që këto të mos përsëriten. Nuk është hera e parë që ky institucion merr një vendim ndaj një punonjësi për dhunë ndaj fëmijës. Në momentin që kemi konstatuar në shkurt të 2014 është bërë shkarkimi i një ish-punonjëses për shkaqe dhune. Në momentin e evidentimit, ne si institucion, Shërbimi Social Shtetëror ka marrë masa. Masat për këta tre punonjës janë marrë mbrëmë me shkarkimin e të treve dhe denoncimin, kallëzim penal?.
Situatën e bën më dramatike fakti se të tre punonjësit kanë mbi supe jo vetëm formim akademik por dhe 20 vite eksperiencë pune.
Gjeluci nuk nguron të marrë dhe përgjegjësi personale kur thotë se ka insistuar për mbajtjen e punonjësve të vjetër dhe me eksperiencë në jetimore.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/skandali-ne-jetimore-flet-drejtoresha-e-shokuar-nga-pamjet-e-dhunes/

Share This Video


Download

  
Report form