Report TV - Marshojnë kundër dhunës, por kërcënohen nga roja e jetimores

Report TV 2016-05-21

Views 0

"Ti themi jo abuzimit me femijët". Nën këtë slogan qytetarët e Shkodrës zgjodhën të marshojnë në rrugët kryesore të qytetit, nga sheshi përpara Bashkisë e deri tek porta hyrëse e shtëpisë së fëmijës, por kjo nuk ka penguar që punonjësit e qendrës të kërcënojnë në prani të tyre fëmijët.

Kërcënimi i tyre ka prekur edhe vetë qytetarët që marshuan, ku roja e objektit të qendrës së jetimëve ka hedhur ?lumë? kërcënimesh ndaj tyre.

Qytetarët kanë kërkuar nga bashkia mbylljen e kësaj qendre, shkarkimin e stafit dhe gjetjen e një zgjidhje përfundimtare që të tilla fenomene të abuzimit seksual e fizik me fëmijet të mos përsëriten më.

Ky marshim i shoqërisë civile dhe qytetarëve vjen pas skandalit te bërë publik ditë më parë, ku 3 fëmijë janë abuzuar seksualisht. Për këtë çështje 5 punonjëset janë lënë në burg mes tyre edhe ish drejtoresha LLazani.

Share This Video


Download

  
Report form