Sherr në KQZ kontrata e lobimit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca dhe opozita debatuan ne komisionin qendror te zgjedhjeve per financimin e partive. PS kundershtoi zgjaten e afatit per dorezimin e dokumenteve, pasi sipas saj, kjo i jep mundesi PD-se te perfshije edhe kontratat lobuese. ne fund, kqz vendosi te gjobise te tre partite e medha per mos deklarim te shpenzimeve ne fushate.


Propozimi nga administrate e KQZ për t?i dhënë edhe 10 ditë kohë partive politike të depozitojnë në Komision dokumente shtesë për shpenzimet gjatë fushatës së zgjedhjeve, ka shkaktuar tension.
Për nënkryetarin Denar Biba, propozimi nuk ka asnjë bazë ligjore dhe gjithçka bëhet për të futur në ligjshmëri PD-në e cila nuk ka deklaruar kontrata lobuese në Shtetet e Bashkuara.


Por kreu i Komisionit Klement Zguri tha se 10 ditët shtesë nuk presupozojnë rivendosje në afat të deklarimit të shpenzimeve.

Qendrime të ndryshme patën edhe përfaqësuesit ligjor të PS-së dhe PD-së .

Pas debateve, KQZ vendosi të mos shtyjë afatin për plotësim të dokumentacionit, por edhe gjobitjen e PD me 1 milionë lekë, për mos deklarim të shpenzimeve gjatë fushatës. Me të njëjtën shumë u gjobitën edhe PS dhe LSI, për të njëjtën shkelje. Ndërsa PDIU u gjobit me 2 milionë lekë, pasi nuk kishte deklaruar asnjë shpenzim të fushatës.

Share This Video


Download

  
Report form