ODIHR takon anetaret e KQZ - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Misioni i ODIHR qe ndodhet prej dy ditësh ne Shqipëri është përballur jo vetëm me lexime te ndryshme te realitetit para-zgjedhor nga partitë politike por edhe nga trupa e komisionit qendror te zgjedhjeve. Vizion Plus ka siguruar raportin prej 10 faqesh qe zëvendës-kryetari i KQZ Denar Biba i ka dorëzuar misionit te ODIHR ku paraqiten problematikat e përgatitjes se procesit zgjedhor te 23 qershorit.
Çështja e ndarjes se zonave te administrimit zgjedhor, ndarja e mandateve si dhe listat e zgjedhësve kane qene pikat e nxehta te nënvizuara nga anëtaret e propozuar nga PS ne KQZ; për te cilat janë dhëne shpjegime te detajuara ne raportin e dorëzuar misionit te ODIHR. Por pakica ne KQZ ka lëshuar akuza te forta ndaj maxhorances dhe administratës se këtij institucioni. "Procesi i vendimmarrjes ne KQZ është paragjykuar dhe paravendosur. Konsensusi është arritur vetëm për vendimi te një rëndësie te vogël dhe propozimet e pakicës ne KQZ janë pranuar vetëm një numër te vogël rastesh" shkruhet ne dokumentin qe i është dorëzuar ODIHR-it. Diferencat mes kryetares se KQZ Lefterije Lleshi dhe nenkryetarit Denar Biba ne lidhje me procesin e përgatitjes se zgjedhjeve, janë reflektuar jo vetëm ne takimin me misionin e ODIHR por edhe gjate mbledhjes se KQZ ku nuk kane munguar akuzat. Akuzat për qëndrime politike janë artikuluar nga palët edhe per dorëzimin e anëtareve te KZAZ nga ana e PS; pasi sipas kryetares Lleshi socialistet nuk e përmbushen detyrimin brenda afatit ligjor ndërkohe qe për nënkryetarin Denar Biba PS zbatoi kodin dhe afatet e tij. Ndërkaq anëtaret e KQZ gjeten konsensusin për te miratuar ne parim rregulloren për funksionimin e këtij institucioni një akt qe i mungonte KQZ prej 8 vitesh.

Share This Video


Download

  
Report form