Policia ka marre ne mbrojtje katër anëtaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe përfaqësuesin e PD-se ne komision Njazi Kosovrasti. Gjate ditës se marte anëtaret e KQZ --së janë pare te shoqëruar nga truproja ndërsa forca te shumta te policisë kane ruajtur ambientet ku zhvillohej mbledhja. Kjo mase vjen një dite pasi Kosovrasti beri publike mesazhet kërcënuese qe kishte marre përmes telefonit. Mbasditen e djeshme përfaqësuesi i PD -se ka bere denoncim edhe ne policinë e kryeqytetit. Per rreth orës 19.30 te se martës, ai është paraqitur ne polici ku ka dhëne detaje mbi mesazhin kërcënues ndaj familjes se tij. Burime nga policia e Tiranës thane se katër oficere te krimeve kundër jetës kane marre dëshminë e plote te Kosovrastit dhe kane nisur verifikimet përkatëse. Mësohet se ne fillim ka nisur procedura e verifikimit te numrit te telefonit nga i cili është nisur mesazhi, për te mësuar se ne emër te kujt është regjistruar. Ne dijeni te këtij denoncimi është vene edhe prokurori i gatshëm ne Tirane, por dosja ne organin e akuzës pritet te mbërrije pasi te kryhen verifikimet paraprake te sektorit te krimeve kujdes jetës. Aktualisht janë dy akuza për te cilat po hetohet: përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike dhe kanosja për jetën. Një dite me pare Kosovrasti tha ne mbledhjen e KQZ se u kërcënua familjarisht për shkak te denoncimeve qe po i bënte manipulimit te zgjedhjeve ne Qarkun e Lezhës.