http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pirro Misha dhe Gledis Gjipali janë dy anëtaret e rinj te Autoritetit te Medias Audiovizive qe gëzojnë mbështetjen e mazhorances. Komisioni i Medias i ka dhëne fund procedurës se seleksionimit dhe mes 14 kandidaturave ka përzgjedhur Mishen dhe Gjipalin te cilët do te votohen te enjten ne seance plenare. Ndërkohë ne gare kane mbetur 12 kandidatura mes te cilave PD ka te drejte te zgjedhe përfaqësuesin e saj ne AMA kur te kthehet ne kuvend. Për nënkryetarin e Komisionit te Medias Alfred Peza, ky moment shënon zgjidhjen e ngërçit ne Autoritetin e Medias Audiovizive, institucion qe prej muajsh nuk gëzonte as kuorumin për te zhvilluar mbledhje. Pas votimit te se enjtes, mazhoranca pavarësisht bojkotit te opozitës do te filloje procesin e zgjedhjes se kryetarit te AMA-s si dhe këshillin drejtues te RTSH.