http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Anëtaret e Këshillit Mbikëqyrës te Bankës se Shqipërisë Petraq Milo dhe Dhori Kule kane shkelur ligjin duke u përfshire ne veprimtari politike. I pari si anëtar i Këshillit Kombëtar te Partisë Demokratike ndërsa i dyti si anëtar i këshillit bashkiak. Ne një interviste për Vizion Plus deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati thotë se do ndërmerret çdo lloj nisme ligjor për shkarkimin e anëtareve te Këshillit Mbikëqyrës qe janë ne shkelje te ligjit. Lidhur me dekretin e presidentit te republikës per emërimin ne postin e guvernatorit te Genti Sejkos, i cili mor konsensusin e mazhorances për anëtare Këshillit Mbikëqyrës Bushati thotë se diskutimi do te behet pasi te jete plotësuar këshilli. Nje dite me pare vizion plus publikoi lajmin se qeveria kishte nisur procedurat për shkrimit dy anëtareve te Këshillit Mbikëqyrës Petraq Milo dhe Dhori Kule. Përfshirja e tyre ne veprimtaritë politike bie ndesh me nenin 47 te ligjit per Bankën e Shqipërisë.