Hamburg, sherr emigrantësh në kamp - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Azilkërkuesit shqiptare janë përfshire ne nje tjetër përleshje me nje grup refugjatesh afgane ne Gjermani. Këto pamje i përkasin nje kampi ne qytetin e Hamburgut, ku strehohen prej muajsh emigrantet. Mediat gjermane raportojnë se nje mosmarrëveshje verbale mes dy grupeve ka degjeneruar ne dhune, deri ne nxjerrjen e armeve dhe përdorimin e shufrave te hekurit, siç e tregojnë edhe pamjet. 4 shqiptare janë arrestuar nga policia, ndërsa 6 persona janë plagosur. Njeri nga dëshmitaret rrëfeu se nje shqiptar i ka drejtuar armen një refugjati afgan. Fillimisht ne grindje u përfshinë mbi 300 persona, por ne momentin e mbërritjes se policisë kishin mbetur rreth 60 emigrante. Shkak për sherrin është bere kërkesa e shqiptareve, qe afganet te paguanin para per te përdorur dushin. Përpara përplasjes ishte raportuar edhe rënia e nje zjarri ne një nga çadrat ku strehohen shqiptaret. Edhe ne nje tjetër qendër strehimi te azilkërkuesve ne Braunshvajg ka patur përplasje mes emigranteve dhe shkak është bere vjedhja e nje celulari.Incidentet mes emigranteve te kombësive apo besimeve te ndryshme kane pësuar rritje kohet e fundit ne Gjermani, nisur edhe nga hapësirat e ngushta qe u duhet te ndajnë mes tyre.

Share This Video


Download

  
Report form