Serish “sherr” tek Komisioni i Ekonomisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tradita e zënkave dhe ofendimeve në Komisionin e Ekonomisë, ka vijuar edhe në kohën që deputetët miratuan një ligj që synon rritjen e pensionit të tyre. Vetë Ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj tha se kjo skemë i kushton buxhetit të shtetit çdo vit 80 milion lekë dhe synon që shtresa e zyrtarëve të lartë të mos preket nga efektet që jep skema e re e pensioneve. Por ka qënë opozita e cila këtë herë ka akuzuar qeverinë për demagogji dhe favorizime. Deputeti Sherefedin Shehu tha se deri dje socialistët premtuan që me anë të tatimit të ri të pagave të favorizonin të varfrit e tani kur vjen puna për pensione favorizojnë ata që kanë pagën më të lartë. Edhe ish-Ministri i Financave Ridvan Bode, akuzoi qeverinë se jo vetëm ka ngrirë rritjen e pensioneve por me taksat e reja ka bërë që të bien investimet e huaja dhe fitimi i kompanive. Deri tani, taksat e parashikuara për t?u mbledhur nga qeveria nuk janë realizuar përballë planit që miratoi kuvendi me buxhetin e 2015-ës. Ndërkaq edhe pse statistikat fiskale të shkurtit duhet të ishin publikuar që prej datës 16 mars, ministria e financave ende nuk ka nxjerrë të dhënat se sa janë mbledhur të ardhurat doganore dhe tatimore.

Share This Video


Download

  
Report form