Komisioni i Ekonomisë, debat për energjinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një premtim elektoral i partisë socialiste, por sot i propozuar nga deputetët e opozitës është rrëzuar poshtë nga qeveria dhe deputetët e mazhorancës, anëtarë të Komisionit të Ekonomisë. Në programin qeverisës socialistët thonë se do të ulin TVSH-në për energjinë elektrike nga 20 që është sot në 6%, me qëllim edhe uljen e çmimit, por ka qenë Ministri i Financave Shkëlqim Cani, i cili i dha përgjigje përfundimtare kësaj çështjeje. ndërkaq deputeti Sherefedin Shehu ka akuzuar qeverinë se ka rritur çmimin e energjisë për shtresat në nevojë dhe e ka ulur për ata që konsumojnë më shumë. shehu tha se mbi të gjitha qeveria nuk ka paguar as kompensimin për faturat e energjisë gjatë dy muajve të parë të këtij viti. ministri i financave prezantoi përpara deputetëve edhe ligjin e ri për lojërat e fatit. Cani tha se nuk do të ketë më kazino në qytete, por vetëm në zonat turistike. Ndërkohë që dy licencat që janë dhënë tashmë nga qeveria Regency Casinio dhe Lotaria Kombëtare nuk do t?i hiqen këtyre bizneseve, por do të lihen të vazhdojnë deri në përfundimin e afatit. Regensy i mbaron liçnesa në vitin 2017, ndërsa Lotarisë Kombëtare i duhen edhe 7 vite të tjera.

Share This Video


Download

  
Report form