http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita dhe maxhoranca kanë shkëmbyer akuza për situatën e vështirë ku ndodhet sistemi energjetik. Duke shfrytëzuar vendimin për emërimin e kreut të bordit të ERE, ish-kryeministri Berisha, ka akuzuar qeverinë se po kërkon të rrisë çmimin e energjisë. Akuzat janë hedhur poshtë nga Ministri i Energjetikes, Damian Gjiknuri, i cili ka deklaruar se situata e vështirë energjetike është trashëguar nga keqqeverisja e djathtë. Por edhe kjo seanca është dominuar serish nga ish-Kryeministri Sali Berisha dhe nuk kanë munguar replikat dhe fyerjet mes tij dhe socialisteve. Debate ka pasur edhe për vendimin e kryetarit të kuvendit Meta për t'i ndërprere fjalën ish-kryeministrit Berisha në momentin që mbaronte koha e përcaktuar nga rregullorja.