Report TV - Spaho: Pse duhet ta zgjedhim me pazare kryeprokurorin e ri

Report TV 2018-05-09

Views 0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho e ka cilësuar si pazar, ftesën e Ramës për konsensus për emrin e ri të Kryeprokurorit të përkohshëm. Ai u shpreh në emisionin ?5 Pyetjet nga Babaramo? në Report Tv se Adriatik Llalla duhet të qëndrojë në detyrë derisa të zgjidhet një Kryeprokurori i ri sipas kushtetutës, jo i përkohshëm. Për PD hapja e garës nga Komisioni i Ligjeve për prokurorin e përkohshëm po bëhet vetëm me një qëllim ?mbylljen e dosjeve të nxehta?.
?Ftesa është e gabuar që në princip, pasi nuk mund të ftosh opozitën për të zgjedhur Kryeprokurorin e përkohshëm kur prej dy vitesh po bëjmë Reformën në Drejtësi. I kemi hyrë një procesi Vettingu, ku askush nuk mund të emërohet pa kaluar procesin dhe befas në një ditë të bukur, kryeministri të fton ta zgjedhim jashtë të gjitha kritereve që kemi përcaktuar në thyerje të kushtetutës si një pazar mes dy palëve.

Pse duhet ta zgjedhim me pazare kryeprokurorin e ri dhe prandaj bëmë Reformën në Drejtësi. Ne prej kohësh kemi artikuluar qëndrimin tonë që Rama përmes Reformës në Drejtësi kërkon ta kapë dhe ta përdorë për qëllimet e tij dhe faktet po e tregojnë. Pengesat nuk kanë filluar apo devijimet se për cfarë ramë dakord, nuk fillojnë këtu, por që me krijimin e KED dhe KLP. Këtu është zanafilla e këtyre pengesave.

Share This Video


Download

  
Report form