Konventa Zgjedhore e Partisë Socialiste u hap sot pasdite me prezantimin e çdo pike të programit të PS-së nga kandidatët për deputetë. Ata folën në mënyrë mjaft të detajuar, duke cituar shembuj nga jeta reale, emra konkretë qytetarësh etj. Në përfundim, e mori fjalën kreu i PS-së, Edi Rama.
E veçanta e Konventës së organizuar në mënyrë spektakolare, ku kreu i opozitës rrëmbeu mikrofonin dhe e drejtoi vetë bisedën dhe zhvillimet e mëpastajme, ishte prezantimi me zë dhe figurë i disa qytetarëve të vendit, që nuk kishin besim tek "Rilindja" dhe as shpresonin tek ndryshimi i një qeverisjeje nga një tjetër, të cilëve ai iu dha përgjigje direkt.