Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin këtë fillim dhjetori rikthyen ndotjen në liqenin e Fierzës. Baseni ujëmbledhës është mbuluar nga mbetje urbane të grumbulluara nga prurjet e lumejve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Si kurrë më parë, mbetjet urbane kanë mbuluar edhe liqenin e Ulzës.
Fierza është shndërruar sërish në basenin grumbullues të mbetjeve urbane të verilindjes së vendit, Kosovës e Maqedonisë.
Reshjet e filllim dhjetorit rikthyen problematikën e vjetër të ndotjes.
Zotimet e qeverive të Shqipërise e Kosovës pas alarmit të pak viteve më parë për vendosjen e rrjetave mbrojtëse nuk u mbajtën, ndaj edhe mbetjet urbane të mbledhura në territorin e tre shteteve përfunduan sërish në liqen.
Abdulla Domi: Kemi kërkuar herë pas here të krijohet një ekip që të menaxhojë dhe të ndjekë herë pas here largimin e mbeturinave.
Si kurrë më parë, mbetjet urbane kanë mbuluar edhe liqenin e Ulzës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndotet-fierza-dhe-ulza-prurjet-e-lumejve-mbulojne-basenet-me-mbeturina-urbane