Berat, ndotet Osumi, shkumë, mbeturina dhe aromë kutërbuese në lumë- Ora News

Ora News Lajme 2016-05-11

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prezenca e mbeturinave në lumin Osum ka dhënë alarmin për ndotjen në qytetin muze të Beratit. Qytetarët thonë se lumi është shndërruar në një kolektor mbeturinash. E kontaktuar Agjencia Rajonale e Mjedisit pohon se janë bërë disa herë kontrolle në ajër dhe ujë në Osum dhe është konstatuar nivel i lartë ndotje, ku më herët përgjegjëse ka rezultuar një subjekt përpunimi lëkurash.
Ndotje masive në lumin Osum në Berat është vërejtur paraditen e së mërkurës, i shoqëruar me erë kutërbuese në ajër.
Prezencës së plehrave, derdhjes së ujrave të zeza i është shtuar dhe ndotja që specialistë të Agjencisë rajonale të mjedisit, të kontaktuar thonë se vjen si pasojë e ushtrimit të aktivitet të një fabrike lëkurash në periferi të qytetit. qytetarët thonë se Osumi është shndërruar në një kolektor ujërash të zeza, plehrash dhe mbetjesh nga përpunimi i lëkurave.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/ndotet-osumi-shkume-mbeturina-dhe-arome-kuterbuese-ne-lume/

Share This Video


Download

  
Report form