Ora News - Klosi: Së shpejti vendimi për kostot dhe tarifën e mbetjeve urbane

Ora News Lajme 2018-05-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria pritet të miratoj një vendim të ri për kostot e tarifimit të mbetjeve urbane. Kjo do të thotë se bashkitë do të bëjnë studim, do të kenë rregulla të barabarta dhe një metodologji të unifikuar të kostimit dhe tarifimit të mbetjeve.

Vetëm në Shqipëri mbetjet janë një problem social-tha ministri Klosi duke garantuar se do ndiqen të gjitha praktikat e vendeve të zhvilluara për të menaxhuar 180 pika të vendgrumbullimeve problematike të evidentuara në masterplanin e mbetjeve.

Klosi: Tirana që është bashkia më e madhe në vend dhe që ka natyrisht aksionin më të madh të pastrimit, në 4-5 rajone të ndryshme ka 4-5 mënyra të ndryshme trajtimi , përllogaritjeje, edhe investimi në pastrimin e trajtimin e mbetjeve urbane. Për të mos folur pastaj që Tirana e ka ndryshe, Durrësi e ka ndryshe. Tirana e Durrësi e ka ndryshe nga Fieri ndryshe nga Ura Vajgurore dhe ndryshe nga Policani. Pra sa më e vogël të jetë bashkia ka një mënyrë tjetër përllogaritjeje mbetjesh urbane. dhe kjo ka bërë që paratë e taksapaguesëve shqiptarë në buxhetin qendror apo lokal të harxhoheshin në mënyra të ndryshme dhe jo të mirëmenaxhuara.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klosi-se-shpejti-vendimi-kosto-tarifen-e-mbetjeve-urbane

Share This Video


Download

  
Report form