Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Procesi i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale nisi edhe në spitalin rajonal të Shkodrës. Për mjekët kirurg ky investim rrit sigurinë tek pacientët. Investimi për sterilizimin vetëm për spitalin e Shkodrës arrin në vlerën e 1.2 mln euro.
Në kirugjinë e spitalit të Shkodrës ka nisur përdorimi i instrumenteve të rinj kirurgjikalë që sipas bluzave të bardha rrit sigurinë për pacientët.
Prof. Gezim Galiqi, shefi i shërbimit të kirurgjisë në spitalin e Shkodrës u shpreh se ky program sterilizimi është maksimumi që mund të kemi përsa i takon sigurisë së pacientëve.
Galiqi: Ne e kemi mbajtur sistemin e sterilizimit pavarësisht se një sistem i amortizuar në kohë dhe tani ne kuptojmë që sistemi i sterilizimit me këtë partneritet është një sistem industrial dhe propabilisht është maksimumi që mund të bëhet.
Është projekt i nisur nga Tirana vitin e kaluar por që tashmë do të shtrihet në spitalet e vendit. Për Shkodrën, investimi sipas Ministres së Shëndetësisë do ti shërbej më shumë se 5000 pacientëve.
Manastirliu: ?Pas shtrirjes së programit të sterilizimit në të gjithë shërbimet kirurgjikale në 5 spitalet universitare të Tiranës, ky program modern ka nisur t? funksionojë edhe në spitalin Rajonal të Shkodrës, ku është ngritur centrali i sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë. Ky shërbim do të mbulojë edhe spitalin e Lezhës dhe Pukës për rreth 5,000 ndërhyrje në vit, duke zëvendësuar autoklavat e vjetra, të amortizuara, të cilat deri më sot nuk kanë mundësuar të sigurojnë standardet europiane të sterilizimit?.
Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/pajisjet-kirugjikale-nis-sterilizimi-i-tyre-ne-spitalin-rajonal-te-shkodres