Ora News - Shperthim në lagjen Rus të Shkodrës, 8 të plagosur, mes tyre dy rëndë

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një shpërthim i fuqishëm tronditi Shkodrën në lagjen "Partizani" e njohur si lagjja "Rus" një nga më të populluarat në qytet.

Një sasi tritoli e vendosur në një motor tip piaggio, e parkuar para një godine dy katëshe në kryqëzimin e kësaj zone shpërtheu rreth orës 11: 30 minuta duke lënë të plagosur 8 persona, mes tyre pronarin e objektit Lulzim Kulla, punonjes të dyqaneve, dhe kalimtarë të rastit.

Policia e Shkodres deklaron se shpërthimi ndodhi kur " 42 vjeçari, pronar i objektit dy katësh, po hipte në mjetin e tij", makina e bardhë (në foto)

Kush ishte objektiv i atentatit

Lulzim Kulla, një emer i njohur për policinë dyshohet se ka qënë objektiv i atentatit. Motoçikleta ku ishte vendosur shpërthimi është ndarë në dysh dhe madje kur forcat e policisë mbërritën në vendngjarje vazhdonte të nxirrte flakë

Tete te plagosur, Kulla ne gjendje te rende

Aktualisht Kulla ndodhet në gjëndje të rëndë dhe së bashku me 2 të plagosur të tjerë është nisur drejt Tiranës, në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Sipas policisë edhe Ditmir Myftia 32 vjeç banues në Shkodër, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa Gentian Suca 40 vjeç, po banues në Shkodër është jashtë rrezikut për jetën.

Lendime me të lehta kanë pesuar dhe 5 shtetas të tjerë që ndodhen në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekesore.

Për shkak të plagëve të shumta, Kulla u transportua me helikopter, ndërsa 2 të tjerët me autoambulanca.

Identifikohen emrat e të plagosurve

Arjola Gjonaj 31 vjece,

Pjeter Arra 53 vjeç

Ditmir Myftia 32 vjeç

Pjeter Daka 60 vjeç

Lulzim Kullaj 42 vjeç

Gardosileviç Roikq 50 vjeç

Ne godine dhe zyra e shoqates serbo malazeze

Në këtë godinë ndodhet dhe zyra e shoqatës serbo- malaze. Nga shpërthimi ka pasur dëmtime të xhamave e objekteve të tjera që ndodhen në dyqanet e godinës. Ndërsa në katin e dytë ku ndodhet zyra e shoqatës serbo-malazeze ka vetëm dëmtime të xhamave. Rrezja e shpërthimit ka qenë e madhe sa ka dëmtuar dhe një godinë tjetër që ndodhet disa metra larg. Gjithashtu janë thyer xhamat edhe të një makine që ndodhej parkuar aty.

Pritet që kamerat e sigurisë të dy objekteve të hedhin dritë më shumë mbi ngjarjen e rëndë.

Shperthimi kur drejtori i policise mbante fjalim

Shperthimi ndodhi kur nuk kishin kaluar as 2 minuta nga fjalimi i drejtorit te policisë së qarkut Shkoder Gjovalin Loka. Në sfond nga mjediset e jashtme të komisariatit të këtij qyteti, dëgjohet zhurma e një shpërthimi të fuqishëm.

Ngrihen pika kontrolli

Policia e Shkodrës me një njoftim të orës 14:00 informon se ka ngritur pika të shumta kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit dhe se janë sekuestruar kamerat

Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin.

Në Shkodër kanë mbërritur dhe eksperte të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e ...

Share This Video


Download

  
Report form