Atentat në qendër të Shkodrës, tre të plagosur

RTV KLAN 2017-07-15

Views 0

Shkodra u trondit këtë të shtunë nga një atentat në qendër të qytetit. Breshëri kallashnikovi të dala nga një automjet në lëvizje lanë të plagosur 3 persona në afërsi të teatrit ?Migjeni?.
Ata janë Dionis Lisi, i cili dyshohet se ka qenë objektiv i autoreve si dhe Elona Qyrka dhe Enrik Prenushi. Sipas policisë lokale këta dy të fundit kanë qenë kalimtarë të rastit dhe nuk kanë lidhje me atentatin. Të plagosurit u transportuan për në spitalin e Shkodrës ku në gjendje kritike për jetën është 32-vjeçari Lisi.
Ndërsa 25-vjeçarja Qyrka dhe 59-vjeçari Prenushi janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ende nuk ka përcaktuar se sa persona kanë marrë pjese në atentat, por një mjet me të cilin dyshohet se janë larguar autorët është gjetur në Shiroke.
Blutë kanë gjetur armën e krimit, e cila është kallshnikov dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Policia e Shkodrës po punon me autoritet e Malit të Zi pasi dyshohet se autoret janë larguar nëpërmjet kufirit tokësor drejt këtij vendi. Motivi i krimit është ende mister për grupin hetimor./Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form