Sterilizimi dhe në spitalin e Shkodrës, nis përdorimi i instrumenteve të rinj kirurgjikalë

Report TV 2018-05-09

Views 2

Në çdo sallë kirurgjie në spitalin Rajonal të Shkodrës ka nisur përdorimi i instrumenteve të rinj kirurgjikalë, përmes programit modern të sterilizimit, i cili sapo ka nisur funksionimin në këtë spital, duke rritur sigurinë për pacientët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pa nga afër këtë investim, i cili, sipas znj. Manastirliu do të rrisë sigurinë për pacientët dhe do të reduktojë infeksionet spitalore.

?Pas shtrirjes së programit të sterilizimit në të gjithë shërbimet kirurgjikale në 5 spitalet universitare të Tiranës, ky program modern ka nisur t? funksionojë edhe në spitalin Rajonal të Shkodrës, ku është ngritur centrali i sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë. Ky shërbim do të mbulojë edhe spitalin e Lezhës dhe Pukës për rreth 5,000 ndërhyrje në vit, duke zëvendësuar autoklavat e vjetra, të amortizuara, të cilat deri më sot nuk kanë mundësuar të sigurojnë standardet europiane të sterilizimit?, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Vlera e këtij investimi për spitalin Rajonal të Shkodrës është 1.2 milion Euro.

Share This Video


Download

  
Report form