http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker deklaroi një ditë më pare se do të rekomandojë hapjen e negociatave nëse Shqipëria bën progres deri në qershor. Por ky qëndrim i Brukselit për PD nuk sjell risi.
?Unë deklaratën e Junkerit e shoh të lidhur edhe me planin e veprimit që ai prezantoi pak muaj më parë, ku fatkeqësisht Shqipëria nuk ishte pjesë e këtij plani; flitej për Serbinë flitej për Malin e Zi, ndërkohë që Shqipëria nuk kishte një vend të caktuar as ne perspektivën e Bashkimit Europian. Zoti Junker dje nuk tha asgjë të re që ne nuk e dinim, sepse çdo gjë varej nga progresi dhe Shqipëria do të vazhdojë të jetë në mbikëqyrje edhe për 6 muaj të tjerë. Ne si Komision i Integrimit i kemi kërkuar ministrave nje raportim se cfare po bën qeveria shqiptare për këtë, sepse që të kemi progres duhet të paktën në të 5 prioritetet, sepse unë kështu e kuptova deklaratën, qeveria shqiptare të tregojë rezultate konkrete dhe të matshme dhe progresi këto 6 muaj është vital, sidomos për ato fusha që lidhen me krimin e organizuar me korrupsionin, për të cilat ne kemi pasur problematikë në raportimin e fundit.?
Por demokratja Majlinda Bregu njihet tashme per qëndrimet ndryshe nga linja zyrtare e PD per integrimin, e sipas saj, mesazhi i Junker ishte pozitiv.
?Unë e kam lexuar si sinjalin e parë pozitiv, në fakt pas kaq kohësh, dhënë nga Presidenti i Komisionit Europian edhe për një arsye fare të thjeshtë, sepse të paktën nga vetë Jukner nuk kishim dëgjuar deri me sot që të kishte një qartësi të madhe për pjesën e vazhdimit të procesit të zgjerimit dhe duke i dhënë sigurisht shansin për çeljen e negociatave Shqipërisë.?
Bregu ka nje qëndrim te pandryshueshëm qe Shqipërisë duhet t?i hapen negociatat per anëtarësim, pasi kjo i duhet kombit shqiptar e nuk përkthehet ne mbështetje per qeverinë, e per kete arsye PD duhet te pozicionohet qartësisht pro hapjes se negociatave.
?Ju kujtoj se 2018 mund të jetë shansi i fundit për çeljen e negociatave. Nëse larg qoftë nuk ndodh do të thotë që çdo gjë vështirësohet më shumë, Parlamenti Europian ka zgjedhjet në vitin 2019, axhendat nacionaliste e lëvizjet populiste sikurse ekstremi i djathtë në çdo vend të europës ka një lloj ngritje pra do të thotë që askush nuk di se çfarë ndodh. Jam e bindur se çdo orë që kalon e bën akoma më të domosdoshme që kryetari i Partisë Demokratike duhet të mbajë një qëndrim të prerë për procesin e çeljes se negociatave, sigurisht duke mos fshehur asnjë nga problemet që ka sot vendi nën këtë qeverisje.?
Por Tabaku thekson se per hapjen e negociatave duhet te tregoje vullnet qeveria, pasi opozita gjithnjë e ka mbështetur integrimin.
?Progresi varet nga vullneti politik dhe qartësisht qeveria e ka treguar mungesën e vullnetit politik. Unë jam e sigurt që pot ë kishim rezultate konkrete në luftën kundër krimit, korrupsio...