Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një investigim disa ditor i emisionit ?BOOM? ku u angazhuan disa gazetarë, në Institutin Shtetëror të nxënësve të verbër ?Ramazan Kabashi? në Tiranë, ka nxjerrë në dritë një skandal të përmasave të mëdha. Fëmijë që trajtohen më keq se në vendet e botës së tretë. Gjithçka nisi nga një letër në redaksinë e ?BOOM?.
Tiranë- Një investigim disa ditor i emisionit ?BOOM? në Institutin Shtetëror të nxënësve që nuk shikojnë ?Ramazan Kabashi?, ku morën pjesë disa gazetarë, ka nxjerrë në dritë të vërteta të dhimbshme mbi trajtimin që u bëhet këtyre fëmijëve të moshës 5-15 vjeç.
Pavarësisht se për këtë shkollë jepet një fond jo i vogël nga shteti shqiptar, kushtet më minimale janë skandaloze.
Dhe po flasim për kushtet minimale të të ushqyerit.
Kamerat e fshehta të gazetarëve tanë kanë regjistruar rrëfimin se për 66 fëmijë ekziston vetëm një frigorifer i vogël edhe ai i ndryshkur.
Kuzhina e Institutit, një frigorifer i vogël për gjithë fëmijët
Gazetarja: Në kuzhinë për çfarë mund të ketë nevojë?
Punonjësja: Lavastovilje. Një sobë. Se i kemi të prishura.
Gazetarja: Të dyja të prishura janë?
Punonjësja: Lavastovilja punon vetën gjysmë. Soba është siç e shikon edhe vetë. Sikur të na i bënit këtë, o Zot, do ju falenderoja shumë.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/skandali-me-institutin-ramazan-kabashi-ne-boom-kushte-te-vajtueshme-66-femije-qe-nuk-shikojne