Nuk bejne dot femijë, gjinekologia tregon problemet qe po perballen ciftet shqiptare

RTV KLAN 2020-12-23

Views 2

Në emisionin Rudina në Tv Klan, ditën e sotme është trajtuar edhe tema e infertilitetit invitro në Shqipëri. Të ftuar kanë qenë Dr. Otilja Dekovi, Obsteter ? Gjinekologe/ Specialiste për Infertilitetin, dhe Dr. embriolog Marsel Haxhia.
Gjinekologia Otilja Dekovi ka treguar se cilat janë problematikat më të shpeshta që çiftet shqiptare po përballen dhe cilia është arsyeja kryesore pse nuk po ngelin dot shtatzënë. Ajo ka theksuar se faktori mashkull është bërë arsyeja kryesore në Shqipëri dhe se kërkon patjetër ndërhyrjen e procedurave të riprodhimit të asistuar.
Rudina Magjistari: Cilat janë problematikat më të shpeshta që ju keni hasur në çiftet shqiptare?
Dr. Otilja Dekovi: Ajo që hasim më shpesh kohët e fundit është faktori mashkull, i cili është më i shpeshtë se tek vendet e tjera, ndoshta duhet të bëhet një studim i mirëfilltë për këtë pjesë për të zbuluar shkaqet apo arsyet pse është kaq i shpeshtë.
Është pikërisht ky faktor që kërkon patjetër ndërhyrjen e procedurave të riprodhimit asistur dhe të fertilizimit invitro dhe të teknikës X, që do të thotë të injektimit të spermatozoidit brenda në vezë duke realizuar kështu fertilizimin.
Një faktor mashkull i rëndësishëm kërkon fertilizimin invitro dhe nuk ka mënyrë tjetër për shtatzëni. Kështu që nuk duhet pritur për vite të tëra që të kemi dhe faktorin femër të involvuar në përqindjen e suksesit.
Pastaj është faktori tubar tek femrat, i cili është faktori për të cilin u shpik invitro dhe më vonë është bërë zgjidhje edhe për faktorin mashkull, kemi dhe infertilitetin e pa shpjeguar që është më e vështirë për tu pranuar nga çifti sepse thotë që çdo gjë na del normal. Në këto raste fertiliteti invitro është edhe diagnozë. Shpesh herë zbulojmë gjëra që nuk dihen. /tvklan.al

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.#klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form