Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
?Letër fëmijës që nuk lindi kurrë? është shfaqja e cila beri bashkë publikun në monodramën e shkruar nga Oriana Fallaci dhe të vënë në skenë nga Ina Gjonci. Dashuri e nënës për fëmijën që nuk mundi ta sillte kurrë në jetë dhe dilemat e saj, janë elementët të cilët bëjnë këtë shfaqje unike.
Dashuria e verbër e nënës për fëmijën e saj e përshkruar mrekullisht në romanin e Oriana Fallacit është përcjellë prej aktores Ina Gjonci.
Përmes monodramës aktorja ka bërë për vetë publikun shqiptar në Teatrin Eksperimental, duke përcjellë emocionet e dhimbjes dhe të dashurisë.
Në gjendje paksa të rënduar psikologjike, mes dilemës së nënës nëse i biri duhet të vinte në këtë botë të egër nëna vendos ti japë jetë fëmijës.
Dashuria e nënës triumfoi mbi frikën, por ai nuk mundi t?ia dilte. Gjithçka e paraqitur me një "Letër fëmijës që nuk lindi kurrë", e kthyer tashmë në një shfaqje që ka rrëmbyer zemrat e shikuesve në mbarë botën.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/merr-jete-monodrama-leter-femijes-qe-nuk-lindi-kurre