“Leter nje femije qe nuk u lind kurre”

RTV KLAN 2019-01-18

Views 16

Bashkëbisedimi i Oriana Fallacit me krijesën e saj në librin ?Letër një fëmije që nuk u lind kurrë?, me ato që janë pikëpyetjet dhe dilemat për dashurinë, dhimbjen dhe mbi të gjitha jetën, do të vijë për publikun shqiptar si një përjetim i drejtpërdrejtë. Aktorja Ina Gjonçi ka vendosur ta ngjisë në skenë këtë tekst të shkruar 44 vite më parë, bazuar në një temë që vijon ende sot të jetë aktuale, siç është aborti.

"Njerëzit gjithmonë e më shumë kanë frike që të sjellin në jetë një fëmijë. Në një kohë kur në Shqipëri shumë pak flitet për këtë, sa dënohet një femër e cila zgjedh karrierën dhe nuk e sheh realizimin e saj të përbotshëm në të lënit pas një fëmijë. Një femër është detyrimisht e suksesshme, kur është edhe nënë".

Më shumë në formën e reflektimit sesa të revoltës, Ina Gjonçi thekson se në këtë monolog mbi fuqinë, e të japësh apo ta mohosh jetën, do ta gjejnë veten jo vetëm femrat, por edhe meshkujt.

"Unë nuk dua të jetë një tekst që ngre grushtin lart, për të thënë femra dhe mashkulli, nuk ka asnjë diferencë, e rëndësishme është të jetë njëri. Dua të jetë një shfaqje për njeriun. Nuk do doja të ishte revolta e një femre. Mbase edhe një mashkull mund ta gjej veten te kjo shfaqje. Me siguri mund të kthehet e të shoh femrën e vetë me një tjetër sy dhe mbase të mendoj që nuk është kaq e thjeshtë të sjellësh një fëmijë në jetë".

?Letër një fëmije që nuk u lind kurrë? do të shfaqet në Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli, në datat 19 dhe 20 Janar në orën 19:00.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS