Rama: BE të “Martohet” me Ballkanin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTVNe forumin e ballkanit perendimor të organizuar nga miqte e shqiperise ne Bruksel , kryeministri Rama foli për rreziqet qe I kanosen rajonit nëse BE nuk vendos për atë që e quajti një martese ende pa pergjigje.

?Gabohen kur thonë se s?ka rrugë apo alternativa të tjera, pasi Rusia dhe Kina, por edhe Islami radikal përbëjnë një shumëllojshmëri për secilin nga vendet tona. Rusia ofron një rrugë shumë të lehtë: harroni shtetin e së drejtës, harroni institucionet dhe mbaje pushtetin sa më gjatë të mundesh. Dhe kjo nuk është një rrugë pa interes. Dhe kanë para që mund ti hedhin. Dhe nuk është se ka ndodhur në Siberi, por në mes të Europës, kur kryeministri u kërcënua me vdekje, dhe ka ndodhur në Malin e Zi, pra rreziku është i pranishëm.Po kështu edhe Kina ka se çfarë të ofrojë. Por, është edhe një rrugë e tretë, Islami radikal. Në rajonin tonë ne jemi shumë etnikë, shumë fetarë dhe shumëçka. Dhe megjithë këtë shumëllojshmëri ne duam BE-në dhe do t?i duhet BE që të vrapojë dhe të na kapë, pasi në të kundërt do të kemi një martesë me kosto shumë më të lartë?.

I pyetur per ceshtjen tahiri, rama la te kuptohet se ajo tashmë po trajtohet nga institucionet pergjegjese. Kreu I qeverise u beri te qarte ndekromebatre se reforma ne drjeteis nuk mund te kryhet ne dy vjet.

?Askush nuk mund të më vijë të më thotë sot se kanë kryer një reformë në drejtësi për dy vjet, që kanë ndryshuar Kushtetutën me konsensusin, dhe tani pas dy vitesh çdo gjyqtar dhe prokuror do të kalojë vetingun. Kush e ka bërë këtë? Me kemi fqinj shumë të mirë, por më i miri është Italia. Por i është dashur 25 vite të kryejnë reformën në drejtësi. Nëse do të shohim historikun e integrimit, kush ishin ata që hyjnë të parët në BE nga Europa komuniste? Ata që kishin vijimësi të institucioneve. Kush mbetën në fund? Ballkani perëndimor, pasi e shkuara nuk u tregua kaq bujare me ne. Ajo që na jep proçesi i BE është ajo që nuk e gjetëm në të shkuarën tonë?
Kryeministri rama perseriti se ballkani dhe shqiperia kekrojne ti bashkohen BE. Por bahskime te tilla sipas rama nuk mund te behen si ne mesjete kekrohet vullneti I te dy paleve.
?Në kohëra që ne kemi një shans unik për tu divorcuar përfundimisht me të shkuarën dhe duam të martohemi me këtë Union, që na thotë gjithmonë që duam të martohemi, por ju s?jemi gati të flasim tani. Në mesjetë kishim martesa edhe pa folur, por nuk besoj se ndodhin tani?

Share This Video


Download

  
Report form