“Moska mund të pengojë Ballkanin” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rusia mund të ketë një ndikim pengues për vendet e Ballkanit Perëndimor, deklaron ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në një intervistë për gazetën online ?Euobserver?. Ai tha se Bashkimin Europian është shumë më tërheqës, si për arsye politike, ashtu edhe për arsye ekonomike.



?Rusia nuk mund të konkurrojë me BE-në si një shembull tërheqës për Ballkanin Perëndimor, por mund të luajë një rol ?pengues?. Në 5- 6 gjashtë vitet e fundit, kemi parë një prani më të madhe të Rusisë. Por, të jemi të sinqertë, modeli që preferojnë shumica e njerëzve në Ballkanin Perëndimor është Bashkimi Evropian. Nuk kam dijeni për ndonjë politikë që ndiqet nga ndonjë prej fqinjëve tanë që mund të vërë një pikëpyetje mbi procesin e tyre të anëtarësimit në BE, siç është një partneritet i veçantë me Rusinë ose një trajtim të veçantë nga Rusia.?



Për shefin e diplomacisë shqiptare, Shqipëria ka luajtur një rol pozitiv, duke mbështetur politikat e Brukselit në fushën e sigurisë.



?Por, tashmë Shqipëria ka dëshmuar që është një ?kontribuuese për sigurinë? në BE në trajtimin e saj të krizës së migracionit dhe në luftën kundër radikalizmit islamik. Shqipëria është plotësisht e linjëzuar me politikën e jashtme të BE-së, edhe në vendosjen e sanksioneve ekonomike të BE-së ndaj Rusisë.?



Gjatë vizitës së tij në Bruksel ministri Ditmir Bushati, mori pjesë në konferencën ?Pritshmëri të larta për vitin 2018?. Ai tha se Shqipëria synon afrimin me BE-në vitin e ardhshëm, duke fituar vendimin për hapjen e negociatave. Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielson, theksoi rëndësinë e ruajtjes së ritmit të tanishëm.

Share This Video


Download

  
Report form