NATO: Të ruajmë Ballkanin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lufta kundër terrorizmit, përgjigjja ndaj agresionit rus, siguria në Ballkan dhe shpenzimet në fushën e mbrojtjes janë çështjet ku është fokusuar takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s të në Bruksel. Në të merr pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson dhe shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini. Rex Tillerson: Duhet të sigurohemi se NATO ka të gjitha burimet financiare dhe të formave të tjera, që i duhen Aleancës për të përmbushur misionin e saj, të diskutojmë se si mund të avancojmë angazhimin e NATO-s në luftën kundër ISIS dhe në misione të tjera antiterroriste. Duam të diskutojmë për pozicionimin e NATO-s në Evropë, sidomos në Evropën Lindore, në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë dhe gjetkë. E kemi të qartë se kërcënimi ndaj njërit prej nesh është kërcënim ndaj të gjithëve. Ne do t?u përmbahemi marrëveshjeve për të mbrojtur aleatët. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fjalimin e tij u ndal edhe në rajonin e Ballkanit. Jens Stoltenberg: Prania e NATO-s në Ballkan është e lidhur me luftën kundër terrorizmit. Sepse një Ballkan i stabilizuar është i rëndësishëm për t?u bërë ballë kërcënimeve që vijnë nga luftëtarët e huaj. Vizitova së fundi Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën e u inkurajova kur pashë sesa të përqendruar janë atje në përpjekjet ndaj këtij kërcënimi. Mësimi i nxjerrë në këto vende dhe në Afganistan është se në periudhë afatgjatë, mënyra më e mirë për të luftuar terrorizmin mbetet projektimi i stabilitetit duke trajnuar forcat vendase dhe jo duke cuar trupa për të luftuar. Tillerson ka këmbëngulur që çdo vend anëtar të rrisë buxhetin e Mbrojtjes me 2 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, ose të paraqesë brenda dy muajsh plane mbi mënyrat për të përmbushur kuotat e kërkuara në buxhetin e Aleancës. Por sipas ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, 2 përqind do të thotë shpenzime deri në 70 miliard euro, shifër e paarritshme dhe e padëshirueshme sipas tij për asnjë politikan gjerman.

Share This Video


Download

  
Report form