Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërsa në disa zona vijon ende përballja me situatën emergjences, në zonat e përmbytura në Fier e Vlorë ka nisur evidentimi i dëmeve. Në Vlorë në terren janë 4 grupe evidentimi të cilët për të shmangur abuzimet shoqërohen nga anëtarë të Këshillit bashkiak. Në Fier janë 5 grupe pune.
Në zonat e përmbytura në Fier e Vlorë ka nisur procesi i evidentimit të dëmeve që la pas dalja e Vjosës nga shtrati.
Bashkia e Vlorës ka ngritur 4 grupe të posaçme për evidentimin e dëmeve, ndërsa krahas tyre të gjithë banorët e tjerë që kanë pretendime mund ti drejtohen Bashkisë me një kërkesë të posaçme.
Për të shmangur abuzimet dhe për ti dhënë procesit besueshmëri, këto grupe do të shoqërohen nga anëtarë të Këshillit bashkiak dhe përfaqësues të Shtabit të Emergjencave.
Por përballë këtyre deklaratave, banorët e fshatit Fitore, ende nuk janë ballafaquar me vlerësuesit. Sipas tyre 2015-ta kaloi në këtë formë.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/pas-permbytjeve-ekspertet-dalin-me-laps-e-leter-te-verifikuar-demet