Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe në Darzezë situata është drejt normalizimit. Vijon puna për riparimin e urës që është shembur rreth orës 06:00 të mëngjesit të kësaj të diele.
Momentalisht Forcat e Armatosura kanë vendosur një urë provizore të përbërë nga disa dërrasa druri që u mundëson banorëve kalimin për çdo emergjencë që ata do të kenë.
Niveli i prurjeve të lumit Vjosa ka rënë disi në këtë zonë. Janë rreth 400 familje me 2000 banorë që mbetën të izoluar nga shembja e urës. Të gjitha furnizimet me ujë, ushqim e veshëmbathje bëhen përmes urës së improvizuar.
Është disi e rrezikshme por është e vetmja rrugë që banorët të lidhen me pjesën tjetër të fshatit.
Emergjencat Civile dhe FA kanë që prej orës të mëngjesit të së dielës që ndodhen në terren, fillimisht kanë forcuar argjinaturat përmes thasëve të rërës.
Dëmet janë të konsiderueshme, kryesisht në tokat buqjësore.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ura-e-improvizuar-nxjerr-nga-izolimi-400-familje-ne-darzeze