Ora News - Shembet ura që lidh fshatin Darzezë me Fierin, izolon 2 mijë banorë

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ura që lidh fshatin Darzezë me Fierin është shembur si pasojë e sasive të mëdha të ujit.

Aktualisht, ky është një ndër fshatrat më të prekur nga përmbytjet në këtë zonë si pasojë e ujërave të lumit Vjosa.

Ura është shembur rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm. Shembja e urës izolon 2 mijë banorët e zonës. Kjo urë është e vetmja që lidh fshatin me qytetin e Fierit.

Prefekti i Fierit Baki Bala tha se vërshimi i ujit është i pazakontë.

Prefekti Bala: Situata e prishjes së kësaj ure është rrjedhojë e vërshimeve të shumta të ujit. Është hera e parë që kemi vështrime të tilla. Kemi ofruar gomone dhe një helikopter nëse kemi situata emergjente. Vetëm pas pak orësh, do të kemi specialistët për ta vlerësuar situatën.

Mbas pak do të kemi masa për të garantuar një jetë normale të komunitetit.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/shembet-ura-qe-lidh-fshatin-darzeze-me-fierin-izolon-2-mije-banore

Share This Video


Download

  
Report form