http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është fshati Stojan në qarkun e Dibrës, që prej ditës së diele rreth 500 banorë rrezikojnë jetën duke kaluar lumin, për shkak të shembjes së urave. Sipas banorëve, askush nuk është interesuar për izolimin e tyre që nga e diela, megjithëse i kanë njoftuar të gjitha instancat vendore si dhe institucionin e prefektit të Qarkut Dibër. Për pasojë, banorët detyrohen të rrezikojnë jetën për të kaluar në anën tjetër të lumit e më pas në rrugën nacionale për të marrë furnizim ushqimor në qytetin e Burrelit. Që nga fillimi i javës edhe fëmijët e këtij fshati, nuk kanë shkuar në shkollë. Apeli i banorëve është për pushtetin vendorë, Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe Qeverinë, që të ndërhyjnë sa më parë, derisa nuk është shënuar ndonjë viktimë. Po ashtu, në fshatin Stojan të njësisë administrative Ulëz në Bashkinë e Matit, erërat e fuqishme të fundjavës që lame pas, kanë shkatërruar banesat e stallat e bagëtive.