TIRANE - Katër familje janë nxjerrë nga banesa ku jetonin nga Përmbarimi Privat, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Tiranës për t?ia kthyer ndërtesën pronarit të ligjshëm. Por familjet që banojnë prej 20 vitesh në këtë ndërtesë në rrugën ?Siri Kodra? në kryeqytet kanë bërë rezistencë dhe janë përplasur me Përmbaruesit. Ata kundërshtuan ekzekutimin e vendimit me pretendimin se e kanë privatizuar banesën në vitin 2012.
Policia shoqëroi disa persona pas konfrontimit fizik mes banorëve dhe Përmbaruesve.
Ndërkaq, me anë të një komunikimi me mediat Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit reagoi duke sqaruar se situata e banorëve është ndjekur nga ky institucion, dhe në bashkëpunim me Bashkinë e kryeqytetit, është angazhuar për të ofruar zgjidhje të ndryshme strehimi, në mënyrë që asnjë prej familjarëve të prekura nga privatizimi të mos mbetet e pastrehë.
Në këto kushte, vazhdon shpjegimi i Ministrisë, e vetmja mundësi që ky institucion mund të ofrojë për banorët e prekur nga privatizimi është gjetja e mundësive të ndryshme për të strehuar këta qytetarë, qoftë edhe përmes një kredie bankare me zero interes. - See more at: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/p-rmbarimi-nxjerr-nga-banesa-kat-r-familje-mzhut-kredi-me-interes-0-247178.html#sthash.uuILVlXP.dpuf