Berat - Kthimi i banesave tek ish-pronarët në mbarë vëndin është shoqëruar me incidente dhe situata të pakëndshme. Radha për të liruar banesën ku jetonte prej 60 vitesh i erdhi familjes Cobanaqi në qytetin e Beratit.
Sipas familjarëve, të cilët duhet ta kalojnë natën jashtë me gjithë plaçka e katandi nuk kishin asnjë njoftim thjesht janë përballur me veprimet e përmbarimit, ndërsa për këtë situatë fajësojnë direkt kryeministrin e vendit.
"Për mua Sali berisha është kasapi i Shqipërisë, është malok. Sali Berisha që unë e kam mbajtur në kurriz tek kinoklubi në 1992 më ka nxjerrë rrugëve. Unë kam fëmijë, kurse fëmijët e Sali Berishës kanë milionat. Kurse nëna ime, unë dhe fëmijët e mi nuk kemi ku të bëjmë nevojën", thotë njëri prej banorëve.
Familjarët i bëjnë apel bashkisë tu japë një zgjidhje për këtë situate.