http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç pritej, vërshimi i fuqishëm i Vjosës pas reshjeve masive shkatërroi dy argjinaturat në Bishan dhe në Mifol. Për pasojë, uji pushtoi banesat që ndodhen në dy anët e lumit, ndërsa kalimi në rrugën që lidh 5 fshatra u bë vetëm me mjetet e ushtrisë. Gjatë gjithë ditës, evakuimet kanë vazhduar pa ndërprerje Ne zonën e Fierit dhe Vlorës ndodhen 710 forca e 152 mjete te cilat janë angazhuar per t?u ardhur në ndihmë banorëve, duke pasur prioritet jetën e tyre. Kjo është një nga shumë familje, evakuimi i të cilave është bërë me varkë. Në disa zona edhe më të thella, është dashur ndërhyrja me helikopter. Banorët tregon se lumi i ka shkatërruar gjithçka. Deri tani nuk ka patur asnjë person të lënduar e po ashtu edhe humbjet në bagëti janë shumë të pakta. Por problemet janë ende të mëdha. Vërshimi i ujit te Vjosës ka dale deri ne rrugën nacionale Levan -Tepelene. Policia është detyruar të bllokojë kalimin për shoferët, duke iu këshilluar devijimin e rrugës. Ndërkohë forcat e armatosura nga Shkolla e Trupes në Bunavi dhe te komandës mbështetëse nisën ndërhyrjen për forcimin e argjinaturës së trasesë së hekurudhës Fier-Vlorë. Bashkë me trupat shqiptare, në aksion për shpëtimin e njerëzve ishin edhe një ekip nga Forcat e Sigurisë së Kosovës. Drejtori i emergjencave civile Shemsi Premçi u ka treguar se ku janë vendet ku do të ndërhyhet.